E motra dhe ajo do të ishin veprimtaret dhe mësueset e para në shkollën e vashave hapur në 23 tetor 1891 në Korçë dhe vite më pas do bëheshin drejtueset e saj. E cilësuar si mësuese, atdhetare, dhe nismëtare e organizimit shqiptar për femra në vitet 1910-1920 , sot shënohen plot 150 vite pa veprimtaren Sevasti Qiriazi Dako.
Në nder të personalitetit dhe figurës që luajti rol të rëndësishëm në emancipimin e gruas shqiptare në vitet 1920, këtë të premte Akademia e Shkencave organizoi një aktivitet përkujtimor .
Kryetar i Seksionit të Shkencave shoqërore dhe albanologjike, Pëllumb Xhufi tha se Qiriazi ka luajtur një rol shumë të madh në emancipimin e femrës shqiptare.
‘Sevasti Qiriazi u bë e para protagoniste femër, e dyta ishte Parashqevia, e betejave politikë, sociale, kulturore, diplomatike të lëvizjes Kombëtare 1890-1920. I madh dhe i çmuar ishte roli që Sevastia luajti si drejtues e partisë Kombëtare Shqiptare në SHBA, në procese të SHBA-së në mbrojte të Pvarësisë dhe integritetit territorial të shtetit shqiptar.’- tha studiuesi Pëllumb Xhufi.
Teksa e vlerësoi figurën e saj për kontributin dhe frymën e re që solli në kohë të vështira për arsimimin e shoqërisë dhe gruas shqiptare, gjuhëtarja dhe studiuesja Teuta Toska vlerësoi Qiriazin si një zë të veçantë për tekstet që ajo lëvroi dhe shkroi.


















