150 vjetori i “Homerit” shqiptar në Shkodër! Shkodra përkujton Gjergj Fishtën, akademikë e studiues: Veprat e poetit, pasuri e Kombit

23 Tetor 2021, 14:56

150 vjetori i lindjes së Homerit shqiptar, kolosit të letrave dhe poezisë shqipe u përkujtua në qytetin verior të kulturës në Shkodër me një konferencë jubilare shkencore ku morën pjesë të ftuar, studiues dhe akademikë.

Organizuar nga departamenti i Letersisë në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në bashkëpunim me bibliotekën "Marin Barleti" në fokus të aktivitetit u vu veprimtaria e klerikut, poetit, politikanit dhe diplomatit të kombit.