‘1500 persona të helmuar në Deçan’, flet për Report Tv shefi i mjeksisë Familjare: Viktimat jo prej ujit, analizat treguan se nuk ka kontaminim

13 Korrik 2021, 14:49 | Përditesimi i fundit: 2021-07-13 12:49:14

Deri më tani 1500 persona kanë shfaqur simptoma helmimi nga situata e emergjencës në Deçan. Lajmin e bëri të ditur, në një lidhje telefonike drejtori i Qendrës së Mjekësisë familjare në Deçan, Selmon Berisha për Report Tv. Drejtori Berisha u shpreh se dy rastet e vdekjes nuk kanë lidhje me helmin, por ata kanë shafqur probleme kardiake.