150-vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës, botohet vepra e plotë! Akademikë e studiues: Pasuri e madhe kombëtare, kulm i atdhedashurisë dhe kulturës shqipe

16 Tetor 2021, 19:27

Provinca Françeskane në Shqipëri organizoi një takim përkujtimor me rastin e 150-vjetorit të poetit të Kombit, At Gjergj Fishta, ku morën pjesë studiues, historianë dhe përfaqësues të klierit kalotike e diplomatik.

"Veçantia dhe përmbajtja e veprave të tij, e bajnë at me kën sfidues, frymëzues dhe aktual në çdo kohë  dhe për çdo gjeneratë", tha At Pashko Gojçaj  Provincial i 'Zoja Nunciate'.