16 protestues të arrestuar e 49 nën hetim! Policia: U sulmuan efektivët me molotovë e gurë, iu vu flaka katit të parë të Bashkisë, u shkatërruan biznese

14 Tetor, 10:12 | Përditesimi: 14 Tetor, 10:12

Policia e Tiranës thotë se 16 protestues janë arrestuar pas akteve të dhunës në protestën e një dite më parë, ndërsa 49 të tjerë janë vënën nën hetim. Të arrestuarit akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

E.H/Shqiptarja.com