16-vjet në UNESCO, Soreca vlerësohet me 'Çelësin e qytetit': BE është këtu sepse Gjirokastra është në Europë

16 Korrik 2021, 11:24 | Përditesimi: 16 Korrik 2021, 10:48

Organizimet e Bashkisë së Gjirokastrës në kuadër të 16-vjetorit të përfshirjes së qytetit të gurtë në UNESCO kulmuan mbrëmjen e djeshme me një aktivitet të zhvilluar në kalanë e Argjirose. Kryebashkiaku Flamur Golemi i dorëzoi edhe “Çelësin e qytetit”, ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Kryebashkiaku Flamur Golemi i dorëzoi edhe “Çelësin e qytetit”, ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Për ambasadorin Soreca, qyteti i Gjirokastrës përbën një vlerë të veçantë të trashëgimisë kulturore botërore, ndërsa Shqipëria në tërësi spikat për monumentet e kulturës. Ai pohoi se së shpejti BE do të nisi një projekt për ndërhyrjet restauruese në vlerat e trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe qyteti i parë në të cilin do të prezantohet ai është Gjirokastra.

KT/Shqiptarja.com