18 vjeçari që vrau 2 persona u shpall i pafajshëm, Biden reagon i mërzitur: Por duhet t'i bindemi verdiktit

20 Nëntor 2021, 09:42

Një 18-vjeçar u lirua nga një gjykatë në SHBA nga të gjitha akuzat për vrasjen e 2 personave pasi deklaroi se po vetëmbrohej kur qëlloi me armë gjatë trazirave për çështje racore në Kenosha, të Uiskonsinit në vitin 2020.

Teksa ka shprehur zemërimin për këtë vendim, Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai dhe shumë amerikanë të tjerë ndihen "të zemëruar dhe të shqetësuar" për lirimin e Kyle Rittenhouse për vrasjen e dy burrave dhe plagosjen e një njeriu të tretë - por gjithashtu tha se njerëzit duhet t'i "binden" verdiktit të jurisë.