18.3 tonë fileto pule me salmonelë nga Brazili/ AKU pa transparencë, fsheh kompaninë! Burime: ‘diMal’ hodhi në treg 13.1 tonë fileto, theu urdhrin e bllokimit

28 Mars, 16:17 | Përditesimi i fundit: 2025-03-28 19:33:42

18.3 tonë fileto pule me salmonelë me origjinë nga Brazili u kap në Portin e Durrësit nga AKU. Sasia u fut në Shqipëri më 11 mars dhe burime i thanë Report Tv se 13.1 tonë fileto me salmonelë u hodh në treg, vetëm 5.2 tonë u bllokua. AKU zero transparencë, fsheh kompaninë. Report Tv mësoi me burime se është kompania AMG e njohur me emrin tregtar ‘diMal’. Pse nuk e tregon AKU kompaninë, mbron konsumatorin apo biznesin mashtrues? Kontrolle në 9 subjekte në Vlorë, tërhiqet fileto me salmonelë.