‘2 djem dashurohen dhe shpëtojnë botën’, filmi i animuar shkakton debat në Tiranë! Koalicioni ‘Pro Familjes’: Ndikon tek fëmijët! Kinemaja në Tiranë shtyn shfaqjen

24 Nëntor 2022, 15:23

Filmi vizatimor ‘Botë e mrekullueshme’, ku në qendër të skenarit, dy djem që dashurohen, shpëtojnë botën, me shumë gjasa do të hapë debate pro dhe kundër. Kësaj here ishin të rinjtë e ‘Pro Familjes dhe Jetës’ ata që kundërshtojnë një film që sipas tyre promovon homoseksualitetin.