2 kampionet olimpike të Kosovës do të bëhen pjesë e ushtrisë, Rama: Njësi speciale e kampionëve në FA

18 Shtator 2021, 12:01

Forcat e Armatosura të vendit do të kenë një Njësi Speciale të kampionëve. Këtë ka deklaruar Kryeministri Rama në mbledhjen e parë të Qeverisë teksa ka prezantuar vendimin për "Për punësimin në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes së sportistëve, që përfaqësuan denjësisht kombin shqiptar me rezultatet e tyre në Lojërat Olimpike 2020", pra të kampioneve olimpike Nora GJakova dhe D'Istrja Krasniqi.

Rama tha se të dyja kampionet kanë shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e Ushtrisë shqiptare, ndaj edhe shprehu idenë e një Njësie Speciale.

“Vendimi për përfshirjen në strukturat e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme. Kanë shprehur dëshirën që t’i bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Dhe me ministrin e  Mbrojtje jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë gjithë jetën të trajtohen me një status të veçanta. Të jenë aty shembulli rrezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë,” deklaroi Rama.

Nw lojërat Olimpiko Tokio 2020, dy xhudistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova morën dy medalje të arta në këto lojëra. Kjo ishte hera e dytë që Kosova mori pjesë në Lojërat Olimpike, ku në Rio më 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medalje të artë në kategorinë e saj.

Pjesë e lojërave olimpike “Tokio 2020” ishin edhe 9 sportistë shqiptarë, të cilët nuk mundën të merrnin asnjë medalje, ndërsa peshëngritësi Briken Calja arriti rezultatin më të lartë. Lojërat Olimpike Verore 2024 do të mbahen në Paris të Francës.