2 vatra zjarri aktive në Fier, në Levan përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullinj

8 Shtator 2021, 16:33 | Përditesimi: 8 Shtator 2021, 16:33

Edhe pse këto ditë ka patur rënie të temperaturave përsëri nuk mungojnë vatrat e zjarrit edhe në Fier. Aktive janë dy vatra zjarri tek kodrat e Levanit dhe pas Radostinës në fshatin Shtyllas. Mësohet se vatra e zjarrit në Levan ka rënë në ullishte e shkurre dhe forcat zjarrëfikëse të Fierit me të Patosit po punojnë për shuarjen e flakëve.

  •  

KT/Shqiptarja.com