2 vatra zjarri në Mamurras, rrezikohen 5 banesa! Era favorizon përhapjen e flakëve, 2 zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tyre! Peleshi: Vatër kritike

1 Gusht 2021, 21:30

Vatrat e zjarrit nuk dinë të ndalen në këto ditë të nxehta vere. Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në Mamurras. Zjarri sipas banorëve rrezikon edhe banesat. Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes.

Situata me zjarrin në Mamurras te Kurbinit vijon të jetë mjaft e vështirë. Flakët po përparojnë, të favorizuara edhe nga temperaturat e larta. Aktualisht në lagjen “Demokracia” në Mamurras, zjarri po vijon të përhapet në sipërfaqe me pisha e shkurre. Ndërkohë mësohet se në zonën e Mamurrasit ka edhe një vatër tjetër në fshatin Shpërdhet. Forcat zjarrfikëse po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e tyre. Nga zjarri janë 5 banesa që rrezikohen, ndërsa janë dy zjarrëfikëse që po mundohen për vënine nën kontroll të flakëve. Deri tani, rreth 10 hektar pyll janë në flakë, dhe zjarri po përparon drejt banesave.