2 vite nga “alarmi” i KLSH, pak ka ndryshuar në Onkologjik. Të sëmurët me tumor pritje të gjatë, spitali pak mjekë

22 Korrik, 15:56 | Përditesimi: 22 Korrik, 15:56

Pavarësisht rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit që prej vitit 2023, spitali Onkologjik vijon të mos përmbushë kushtet bazike për trajtimin e pacientëve me kancer. Në raportin më të fundit, KLSH evidenton mungesën e shtretërve, probleme të theksuara me lagështirën, ambiente të amortizuara dhe mungesë të stafit mjekësor.

I.M/Shqiptarja.com