Shembet masivi shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, 'paralizohet' qarkullimi! Mbeten të bllokuara disa automjete

19 Nëntor, 15:22 | Përditesimi: 19 Nëntor, 15:22

Rruga Qafë Buall-Krastë, që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit ofro 17 kilometra është bllokuar sot në orët e mëngjesit pas shembjes së një masivi të madh dheu nga anësoret e rrugës  pranë vendit të quajtur si Ura e Luçanës. Si pasojë e rrëshqitjes së shkëmbinjve, qarkullimi në këtë aks është ndërprerë plotësisht, ndërsa disa automjete kanë mbetur të bllokuara në të dyja anët e zonës së shembjes. Firma kontraktore e ndërtimit të rrugës po merret me hapjen e saj dhe kthimin në normalitet të qarkullimit të saj.

A.E/Shqiptarja.com