20 mijë trupa të NATO-s, stërvitje ushtarake në Finlandë! Putin: Kemi më shumë miq se armiq

4 Mars, 14:48

Në vijim të stërvitjeve të mëdha të nisura këtë fillimvit, NATO po zhvillon stërvitje në Finlandën e sapobërë pjesë të Aleancës. I menjëhershëm ishte reagimi i presidentit Putin, i cili tha se Rusia ka më shumë miq se armiq.