20 plumba drejt pronarit të ‘Orange’ në Sarandë, arrestohet 1 nga 3 autorët, pranon krimin! U nxorrën jashtë nga roja i sigurisë dhe filluan të qëllojnë lokalin, Iljadhi doli kur dëgjoi krismat

21 Qershor 2021, 11:57 | Përditesimi: 21 Qershor 2021, 17:41

Report Tv ka zbardhur motivet e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Sarandë, ku u qëllua me 20 plumba në drejtim të pronarit të "Orange", Spiro Iljadhi 35 vjeç, afër lokalit të tij, ku rastësisht u plagos edhe pushuesi Marin Jano, 33-vjeç. Arrestohet edhe Redjan Hadëri 33 vjeç një nga 3 autorët e ngjarjes. Ai ka pranuar autorësinë e krimit.

r.k./Shqiptarja.com