Duke folur për audio regjistrimin e 21 janarit ku u bën publike komunikimet e gardës teksa qëllohej mbi protestuesit, Arben Meçe tha në Studio Live se kemi të bëjmë me një skenar me të cilin duhet të merret SPAK dhe jo thjesht kush qëlloi.
'Në kronologji audio përgjim flet për momentin kur nisi goditja për qytetarët. Ngjarja është 1 orë e gjysëm që ka filluar protesta dhe tendenca për kapërcim rrethimi ishte por u shmang. Momenti i regjistrimi është kur dy persona ndodhen në brezin e dytë të kontakti me gardën, janë vrarë dhe dy të tjerë janë në brezin e parë. Asnjë tendencë për tu futur më brenda rrethimit. Protesta është në largim. Pse u dha urdhri po u kapërcye gardhi të qëllohet. Nuk u dha kur rrezikohej kapërcimi por në një moment, dhe pyetja pse në këtë moment. Urdhri u dha sepse personat që bënë vrasjen duhej të ishin kamufluar në një breshri armësh ndoshta në ajër.