21 vjet nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit në SHBA, ngjarja që tronditi botën! Begaj: Siguria kombëtare, përparësi! Kim: Do të jemi më të fortë së bashku

11 Shtator 2022, 18:23

 Sot bëhen 21 vite që nga sulmet e 11 shtatorit në Amerikë! Në një periudhë 21 vjeçare shenjat e 11 shtatorit ndihen ende të freskëta për popullin amerikan por edhe për mbarë globin. Sipas traditës, një minutë heshtje do të mbahet në kohën e saktë kur xhihadistët e Al-Kaidës sulmuan me dy aeroplanë, kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë. Mesazhe në këtë ditë të shënuar që i zgjon të gjithëve kujtime të hidhura ka dhënë politika shqiptare.