22 mars ‘92 fitorja më e madhe , 31 vite më pas çdo të jetë PD pa Sali Berishën? (22 mars 2023)

23 Mars 2023, 07:10

22 marsi i vitit 1992 është një datë e rëndësishme për Partinë Demokratike, pasi dominoi bindshëm në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajtën në Shqipëri duke siguruar 92 vende. Ky është rezultati më i madh që ka njohur ndonjëherë Partia Demokratike, por sot partia më e madhe opozitare në vend është e përçarë mes veti e ndërsa zgjedhjet lokale po afrojnë e të gjendur përballë kësaj situate, rezultati duket se nuk do të jetë aspak premtues.