'24 orë nga jeta e një votuesi', komedia satirë-kabare në skenën e Teatrit Kombëtar

14 Janar, 16:37 | Përditesimi: 14 Janar, 16:37

Si janë 24 orë nga jeta e një votuesi? Kjo është pyetja që shtrohet për publikun në komedinë satirë-kabare me regji të Driada Dervishit, e cila ka pasur mbrëmë premierën e saj në skenën e Teatrit Kombëtar. Përmes humorit, shfaqja hyn në ndërgjegjen e publikut, duke ballafaquar aktin e votimit me hapësirën ku jetojmë dhe pasojat e zgjedhjeve tona ndër vite.

A.M/Shqiptarja.com