Të afërm të familjes Gjini në Durrës, në të cilën Anisa Gjini 24 vjeçe i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës, thonë se nuk kanë pasur dijeni për konflikte të çiftit të ri.
Ata kishin 1 fëmijë, bëjnë të ditur të afërmit. Ata thonë se janë njoftuar pas ngjarjes dhe kanë shkuar të kryejnë ritet.
Një fqinje e tyre ngjitur me banesë rrëfen se ka qenë burri i saj që ka dëgjuar zhurmën kur trupi i të ndjerës është përplasur përtokë. Nuk kam pasur dijeni për konflikte të çiftit.
“Isha në gjumë, e dëgjoi burri kur ra dhe më tha hadje, kur shkova e kishte çuar burri i saj në spital. Zënka mes tyre nuk kam dëgjuar. Punon në ndërtim burri, kurse ajo te fabrika e këpucëve. Një djalë kanë”, tha fqinja.
Edhe një e afërt e familjes tregon se nuk ka dijeni për ndonjë sherr familjar. Edhe ajo është njoftuar nga të afërmit për ngjarjen.
“E kam njohur për njeri të mirë, kur erdhëm kishte mbaruar çdo gjë. Kanë shkuar shumë mirë. Kanë një fëmijë”, tha një tjetër.















