25 vite nga tragjedia e Otrantos, plagët e familjarëve të 81 viktimave ende të hapura! 23 viktima ende pa varr

28 Mars 2022, 12:48 | Përditesimi i fundit: 2022-03-28 14:37:59

Ende plaga mbetet e hapur për familjaret e viktimave të tragjedisë së Otrantos, nga e cila sot mbushen plot 25 vjet. 81 jetë të humbura në mes të detit dhe dhimbje pafund, pas përplasjes se anijes shqiptare “Katrri i Rades” me anijen ushtarake italiane, “Sibila”.