Ndërsa Ana Dyrmishi po transferohej drejt Turqisë për të vijuar trajtimin e specializuar pas djegieve të rënda që pësoi nga zjarri në hotelin "Brooklyn" në Vlorë, zv.kryeministrja Albana Koçiu përcolli një mesazh mbështetjeje për 25-vjeçaren, duke garantuar se qeveria shqiptare do të mbulojë të gjitha shpenzimet e kurimit të saj.
Përmes një postimi në Facebook, Koçiu tha se institucionet janë angazhuar që në momentet e para për t'i garantuar Anës ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, pas trajtimit në QSUT, u bë i mundur transferimi i saj në një spital të specializuar në Turqi në bashkëpunim me autoritetet turke.



















