28 Mars 1990, shpërthimi me dinamit i Stalinit në Tiranë! Esencë-Report Tv

28 Mars, 20:56

Në orën 20:30 të datës 28 Mars 1990, dëgjohet një shpërthim marramendës në zemër të Tiranës! Bujar Nallbani bashkë me nipin e tij Gazmend Llanaj i vënë dinamit shtatores së Stalinit në Parkun Rinia! 35 vite më pas, 28 Mars 2025, Bujar Nallbani rrëfen në Esencë jetën dhe frikën e atyre ditëve. Çfarë ndodhi, si e fshehu regjimi ngjarjen dhe çfarë i tha Sali Berisha Nallbanit për atë akt?!  
Esencë, çdo të premte, ora 21:00 në Report Tv.