Dhuna ndaj 28-vjeçares, sociologia në Report Tv: Shqetësues fenomeni i dhunës te të rinjtë! Ka një tendencë kriminaliteti, duhet edukim

17 Prill 2023, 14:04 | Përditesimi i fundit: 2023-04-17 15:52:13

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që shokoi mbarë opinionin publik, sociologët mendojnë se rasti i 28 vjeçares, që u mbajt peng nga i dashuri për një javë rresht është një nga shprehjet e fenomenit të dhunës te të rinjtë shqiptarë, të cilët gjithnjë e më shumë bëhen shqetësues për shoqërinë dukë u predispozuar të bien pre e kriminalitetit.