‘2A Group’ aksionere e aeroportit të Vlorës rrafshon kodrën e Mifolit! IKMT-ja i pezullon punën pas një jave! Prefektura: Po presim sqarime nga Bashkia

29 Janar, 15:58 | Përditesimi: 29 Janar, 15:58

Kompania ‘2A Group’, aksionere në minorancë e shoqërisë koncesionare që ka marrë përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlores ka marrë tonelata me dhera, duke shkatërruar plotësisht një kodër në Mifol për të mbushur sipërfaqen e aeroportit. Punimet u nderprerë këtë të enjte me urdhër të IKMT-së, por mbetet e paqartë, si ka vepruar kompania pa një leje nga institucionet qendrore apo vendore. Bashkia e Vlorës dhe as vete kompania nuk iu përgjigjen kërkesës për informacion

A.M/Shqiptarja.com