3 dekada në harresë, ish-Radio Tirana drejt restaurimit! Projekti i pronarit/ Monumenti ruhet, por kthehet në ambient për zyra! Publiku e viziton veç me sy

7 Korrik 2023, 15:58 | Përditesimi i fundit: 2023-07-07 16:03:34

Pas tri dekadash neglizhencë, është marrë dje  vendimi për restaurimin e ish godinës së Radio Tiranës duke i qëndruar besnikë objektit në fasadë, hapësira dhe brendësi. Drejtorja e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore tregon për Report tv, dëmtimet e konstatuara, propozimin e projektit nga pronari, ku saktësohet funksioni i monumentit të kategorisë së dytë për zyra nga privatët.