VELIPOJË- Askush nuk ka guxuar t’i prekë këto kashtore....Kanë mbetur në rërë si dëshmi e heshtur e konfliktit që përfundoi tragjikisht mes familjeve Ferracaku e Gocaj. Përpara hotel "Fantazia" pronë e familjes Ferracaku pushuesit numërohen me gishtat e dorës....e njëjta panoramë është në kahun tjetër, në plazhin privat që menaxhojnë Gocajt. Policia nuk ka kryer asnjë veprim, edhe pse molla e sherrit ishin pikërisht këto çadra e shezlongë....Një panoramë tjetër na shfaqet 400 metra më larg....në qendër të Velipojës.... Velipoja u trondit tre ditë më parë nga ngjarja e rëndë, masakra me 4 të vdekur. Report TV ka udhëtuar sot në Velipojë 35 nga Shkodra, me një vijë bregdetare prej 8 kilometrash. Report Tv u është drejtuar pushuesve për të mësuar atë me të cilën përballen; A ka hapësirë mjaftueshëm dhe a ka plazhe publike? Pushuesit shprehen të kënaqur me atë çfarë ofron plazhi më i madh në veri të vendit, me një brez të gjerë rërë dhe det të pastër. “Jemi të kënaqur, unë jam 93-vjeçar dhe kam ardhur këtu. Çdo vit vijmë. Nuk kemi frikë, por na vjen keq që të mos ndodhin këtu gjëra, është shumë keq, nuk është mirë”. “Prej 8 vitesh vijmë këtu, kushtet janë shumë të mira, na vjen keq për atë që ka ndodhur, por ajo ka ndodhur. Këtu nuk ka kurrëfarë problemi”, thanë turistët. Pamjet tregojnë qartë se pushuesit janë të shumtë në numër këtë fundqershori. Të ardhur nga Kosova, ata shprehen se përplasja e 27 qershorit është një ngjarje e izoluar dhe nuk duhet të përdoret për të dëmtuar imazhin e Velipojës. “E kam dëgjuar, mos e dëgjofsha më kurrë. Shumë jam i pikëlluar, jam prekur prej asaj familje, na ka ardhur keq, madje e kam një djalë dhe një vajzë në Gjermani dhe më pyeten ‘babi a do shkosh më aty’, unë i thashë ‘jo pse’, po ‘se është rrezik më thanë’. Jo i thashë ca rrezik, gjithkund ndodhin këto gjëra”, tha një tjetër. Hapësira për plazh publik në Velipojë nuk mungon, por ajo është shumë më e vogël se sa hapësira ku janë vendosur shezlongët nga operatorët privat. “Velipoja është vend fantastik e ka fal Zoti, nuk ka vend më të mirë, por duhet rregulluar pak rrugët, rëra është e mirë, ajri, uji, të gjitha”, tha një tjetër. Edhe pse ende nuk janë miratuar lejet për stacionet e plazhit, duket qartë se e gjithë vija bregdetare është e mbushur me shezlongë. Jashtë kamerës, operatorët turistik shprehen se janë në pritje të lejeve nga Ministria e Turizmit, ndërsa kryebashkiakja Voltana Ademi tha se deri më tani është miratuar vetëm një leje, ndërsa me dhjetëra operatorë të tjerë presim për tu licencuar edhe pse data shënon 29 qershor.
3 ditë pas masakrës me 4 të vrarë, braktisen hotelet e familjeve Ferracaku dhe Gocaj! Pushuesit mbushin Velipojën: Ngjarje e izoluar, nuk na tremb
Video të tjera
-
‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit
10 Janar, 20:00 -
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 17:40 -
Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër
10 Janar, 17:38 -
‘Mollë sherri djali 9 vjeç’, 40-vjeçarin në Fier e plagos i dashuri i gruas! Avokati: Mamaja pa skenën, la fëmijën dhe u arratis
10 Janar, 17:34 -
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 16:29 -
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 16:26 -
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 16:24 -
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 16:21 -
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 16:18 -
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm disa qendra në Tiranë
10 Janar, 16:15 -
Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2023! Romani më i mirë “Fati i marrë” i Besnik Mustafajt! Çmimin për librin studimor e mori Pëllumb Xhufi! Çmime edhe për poezinë, tregimin dhe përkthimin
10 Janar, 14:52 -
Alarmoi RENEA-n, ja çfarë u gjet në apartamentin e katit të 8-të tek Astiri
10 Janar, 14:44 -
Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren
10 Janar, 14:08 -
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 14:01 -
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 13:35 -
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:22 -
I akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri/ SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 13:20 -
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin
10 Janar, 13:09 -
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:49 -
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 12:01