3 ekonomistë amerikanë fitojnë çmimin Nobel në shkencat ekonomike për kërkimet mbi bankat dhe krizat financiare

10 Tetor 2022, 15:40

Çmimi Nobel i këtij viti në shkencat ekonomike “Sveriges Riksbank 2022”, i është dhënë ish-kryetarit të Rezervës Federale të SHBA-së, Ben S. Bernanke, dhe dy ekonomistëve me bazë në SHBA, Douglas W Diamond dhe Philip H Dybvig, “për kërkime mbi bankat dhe krizat financiare”.