3 në pranga dhe 2 në kërkim në Vlorë, akuzohen për kultivim droge! Sekuestrohet lëndë narkotike dhe municion luftarak.

17 Korrik 2021, 10:34 | Përditesimi: 17 Korrik 2021, 10:34

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar 'Dukati'. Policia e Vlorës ka njoftuar se ka goditur 3 raste të kultivimit të narkotikëve, në zonat e Selenicës dhe Dukatit.  Janë vënë në pranga Tonin  Azizaj, Simon Imamaj, Jurgen Kapaj, ndërkohë që janë shpallur në kërkim shtetasit Shkëlqim Zykaj dhe Shkëlzen Zykaj.

KT/Shqiptarja.com