30 banorë të helmuar në Gjoricë të Bulqizës, shkak dyshohet uji i ndotur! Ndërpritet furnizimi me ujë

4 Qershor 2023, 11:02

Ujësjellësi ka ndërprerë furnizimin me ujë në fshatin Gjoricë të Bulqizës, pasi vetëm një ditë më parë (3 qershor 2023), 30 banorë u paraqitën në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak i helmimit dyshohet të jetë uji i ndotur.

Nga analiza paraprake që është bërë, uji ka dalë i kontaminuar dhe për këtë arsye është marrë edhe  masa për ndërprerjen e furnizimit me ujë deri në daljen e përgjigjes së analizave laboratorike.