30 efektivë dalin pozitivë në testin e drogës në Shkodër, Vlorë, Sarandë e Elbasan! Kërkojnë ritestim: E kemi nga ilaçet

6 Dhjetor 2021, 22:22 | Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 22:22

30 efektivë policie në Vlorë, Shkodër e Elbasan kanë rezultuar pozitivë për testin e drogës. Burime bëjnë të ditur se në policinë e Vlorës analizat kanë rezultuar me përmbajtje lënde narkotike tek 15 efektivë në Vlorë, në Shkodër 11, në Sarandë 3 ndërsa në Elbasan ka rezultuar pozitive një punonjëse policie 25-vjeçare. Ato kanë kërkuar ritestim, pasi akuzojnë për pasaktësi. 

KT/Shqiptarja.com