Afera ‘Partizani’/ Ish-presidenti i klubit, Paro Laçi kërkon mbrojtje: Kam frikë nga Berisha dhe banda e tij, s’vij dot në Shqipëri! GJKKO vendos t’ia marrë dëshminë me letërporosi në Zvicër

25 Nëntor, 20:09 | Përditesimi: 25 Nëntor, 20:09

Në seancën e radhës së gjyqit të aferës ‘Partizani’, me të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Malltezi, pati një zhvillim të papritur. Paro Laçi, një prej dëshmitarëve më të rëndësishëm të SPAK, kërkoi nga GJKKO statusin e dëshmitarit të mbrojtur, pasi ka frikë se i rrezikohet jeta nga Berisha dhe njerëzit e tij. Gjykata vendosi që dëshmia e tij të merret me letërporosi në Zvicër.

A.E/Shqiptarja.com