30 muaj me qira, banorët e pallatit të shembur në Durrës ngrihen në protestë

24 Qershor 2021, 17:59

Pallati i tyre u shemb nga tërmeti, por banorët nuk kanë asnjë përgjigje se kur do të nisë ndërtimi i objektit të ri. Për këtë arsye kanë protestuar sot para bashkisë, ndërsa shprehen se jetojnë me qira prej 30 muajsh