30 vite pa investime, lagjja e harruar në periferi të Lezhës! Rrugët e shkatërruara vështirësojnë lëvizjen e banorëve

29 Mars 2023, 16:27

Ndodhet vetëm 3 km larg qytetit, por prej më shumë se 30 vitesh “Lagjja e Shpejtë” në periferi të Lezhës ka mbetur e harruar dhe infrastrukturë rrugore të rrënuar. Banorët thonë se prej vitesh ndihen të braktisur nga shteti, ndërsa i bëjnë apel pushtetit vendor t’u ndërtojë sa më shpejt rrugën