30 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali/ 'Pa gjini, moshë dhe etni', artisti italian instalacion në Bunk'Art 1

8 Gusht 2021, 13:12 | Përditesimi i fundit: 2021-08-08 13:57:27

30 vjet më parë, anija ‘Vlora’ mbërriti në brigjet e Barit me 20 mijë shqiptarë, që vinin nga ana tjetër e Adriatikut. 8 gushti i 1991 njihet ndryshe si eksodi i shqiptarëve, të cilët ‘të ngarkuar’ mbi një anije mallrash lundruan drejt Italisë për një jetë të mirë duke sfiduan vdekjen në kërkim të fatit të tyre. Në kujtim të kësaj ngjarje artisti puljez Nicola Genco ka krijuar një instalacion te Bunk'Art1.