31 mijë nxënës të klasave të pesta testojnë njohuritë! Nxënësit: Provim i thjeshtë! Mësuesit: Qëllim për të rritur cilësinë

23 Maj 2022, 21:42

Mbi 31 mijë nxënës të klasave të pesta zhvilluan këtë të hënë provimin e vlerësimit të njohurive në 3 lëndët bazë të gjuhës shqipe, matematikë dhe dituri natyre. Ky testim nuk është penalizues. Ai shërben për të matur njohuritë e nxënësve në sistemin 9-vjeçar, si edhe për hartimin e politikave të reja në rritjen e cilësisë së arsimit.