31 portrete si pikturë, Linda Guri ekspozitë në kryeministri! 'Prekje', Ergys Zhabjaku ‘trupëzon’ emocione në fotografi

9 Shkurt 2022, 09:16 | Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 09:16

Me ndriçim të kuq, për të krijuar një atmosferë sa më të ngrohtë, e duke shmangur prezencën fizike, Linda Guri fton vizitorët drejt ekspozitës së saj të parë në ambientet e Kryeministrisë.

31 fotografi të pazakonta e një video instalacion të vendosura “në telajo të zezë metalike” janë konceptuar përmes “Prekjes” së penelit, fotografisë e të tjerave materiale duke synuar  të shpërfaqin emocione; qofshin ato “Grimca zgjimi”, një “Vorbull ëndrrash në kërkim të dritës”... a ndoshta “Prekje dashurie”. Rrëfimet vizive bëjnë konfuzë vizitorët, nëse janë përballë një fotografie a pikture.  Por sa e ka ndihmuar Lindën profesioni si make-up artiste?

r.k./Shqiptarja.com