'33 vite ministër, kryeministër, president', Lapaj ironizon Metën: Si nuk bezdiset?! Jam i habitur, këta nuk i lënë mundësi as fëmijëve të bëjnë karrierë

15 Tetor, 18:33

Kreu i 'Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj ironizoi në Studio Live, Ilir Metën duke thënë se ka 33 vite deputet, ministër, kryeministër, kryeparlamentar, president, duke ngritur pyetjen si nuk bezdiset dhe të merret me diçka tjetër. 

'Çfarë të them 33 vjet deputet, ministër i jashtëm, ekonomie, kryeministër, kryeparlamentar, president. Nuk ka më lart. Ky shteti jonë kaq poste ka. Di unë tani? Si nuk bezdisen? Bezdiset njeriu. Është bukur dhe të peshkosh më burrë, të bësh dhe një pikturë kur perëndon dielli. Ç’është kjo, zyra, zyra, makina, makina, badigarda, badigarda. Jam i habitur. Çuditem. Këta nuk i lënë mundësi as fëmijëve të tyre. Nuk i lënë fëmijët të bëjnë karrierë.'