33 vite nga ekzekutimi i poetit disident Havzi Nela! Familjarët vazhdojnë të kërkojnë dënimin e komunistëve

10 Gusht 2021, 20:01

33 vite më parë është ekzekutuar poeti Havzi Nela në Kukës nga regjimi komunist, por sot e kësaj dite familjarët nuk kanë gjetur drejtësi. Ata kërkojnë dënimin e ish-drejtuesve komunist që urdhëruan varjen e poetit disident, gjithashtu mbeten në kërkim të dorëshkrimeve të tij