35 vjet nga eksodi, Durrësi kujton me art dramën e mijëra shqiptarëve! Prezantohet ‘Hartë Memece’, autori Leka: Pse shqiptarët largohen edhe sot?

1 Gusht, 16:18 | Përditesimi: 1 Gusht, 16:18

Në 35-vjetorin e eksodit shqiptar, drama e mijëra njerëzve që u larguan në kërkim të lirisë dhe një jete më të mirë u rikthye përmes artit në qytetin e Durrësit. Performanca që bëri bashkë poezinë, teatrin dhe dokumentimin historik solli në vëmendje një plagë që vijon të mbetet pjesë e historisë sonë kolektive.

E.H/Shqiptarja.com