35 vjetori i ekzekutimit të Havzi Nelës, marshim për poetin: Ende s’është dhënë drejtësi për martirin e lirisë

11 Gusht 2023, 16:18

35-vjetori i martirizimit të poetit Havzi Nela nga regjimi komunist u përkujtua këtë herë nga familjarë, bashkëvuajtës, qytetarë dhe përfaqësues të Unionit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve politikë. Gjatë marshimit në kryeqytet pjesëmarrësit e cilësuan poetin e ekzekutuar nga regjimi si mbrojtës të idealit të lirisë.