3750 hebrenj u strehuan në Shqipëri, Akademia e Shkencave përkujton veprimtarinë për shqiptarët dhe hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore

27 Janar 2022, 22:04

Akademia e Shkencave në ditën e Kujtesës zhvilloi sot veprimtarinë për shqiptarët dhe hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryetari Skënder Gjinushi rrëfen për Report TV se përse institucioni më i lartë i shkencës e ka kthyer në një kauzë të vetën ndriçimin e historisë së bashkëjetesës së shqiptarëve dhe hebrenjve.