4 ditë e mbyllur, hapet pika e kalimit kufitar Qafë Thanë për punëtorët sezonalë

12 Korrik 2021, 17:10 | Përditesimi: 12 Korrik 2021, 17:10

Pas 4 ditësh e mbyllur për punëtorët ditorë sezonalë pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës është rihapur sot për këtë kategori, me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase pasi kanë marrë vulë ndalimi për 3-6 muaj

Sipas burimeve pranë kësaj pike kufitare qindra punëtorë ditorë u ndaluan të kalojnë ne Maqedonine e Veriut për 4 ditë me pretendimin se nuk plotësonin dokumentacionet e kalimit dhe nuk justifikonin qellimin e udhetimit, në një kohë kur midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet vetëm një kartë ID.

KT/Shqiptarja.com