4 shtator 2004, dita kur Kombëtarja gjunjëzoi kampionët e Europës!

4 Shtator 2021, 12:17 | Përditesimi: 4 Shtator 2021, 13:56

4 shtatori i 2004 do të mbetet i paharruar në memorien e shqiptarëve, pasi kombëtarja e drejtuar nga Hans Peter Brigel mposhti 2-1 Greqinë të sapo shpallur kampione Europe për kualifikueset e Botërorit ‘Gjermani 2006’.

Në ‘Qemal Stafën’ e bërë flakë nga tifozët do të realizonte fillimisht Murati, ndërsa më pas Aliaj dyfishoi me një perlë të jashtëzakonshme. Për grekët goli i vetëm u shënua nga Janakopulos.

r.k./Shqiptarja.com