4 'të penduar' zbulojnë organizatën e trafikut ndërkombëtar të drogës, SPAK 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë e drejtues policie (EMRA)! Drejtoheshin nga 2 familje mafioze në Kavajë e Vlorë

2 Korrik 2021, 11:16 | Përditesimi i fundit: 2021-07-02 15:48:36

4 bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët dhanë informacione duke ndihmuar autoritete shqiptare dhe ato italiane, kanë zbuluar trafikun ndërkombëtar të drogës, korrupsionit me detyrën dhe pastrimit të parave, ku si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë, drejtues policie dhe zyrtarë. Deri tani janë zbuluar emrat e  IIirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit; Prokurori i Vlorës Maksim Sota; ish-oficeri i policisë, Festim Lelaj, si dhe Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajë.