4 të vrarë në Velipojë/ Meçe në Report Tv: Policia s'ka faj, s'kanë kuptim kërkesat për dorëheqje!

29 Qershor 2021, 22:32

TIRANË- Për kreun e PDK-së, Nard Ndoka, vrasja me 4 viktima në Velipojë duhet të prodhonte largime ose dorëheqje në radhët e Policisë së Shtetit. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Ndoka ka komentuar edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama sot, i cili njëjtë si ministri Çuçi, bëri fajtor prokuror e gjykatës, që lirojnë kriminelët që kap Policia. Sipas Ndokës, ky është një reagim provokues dhe demagogjik.

“Reagimi i Ramës është provokues,  demagogjik, sa i doli gjumit në mëngjes, nxori foto nga plazhi i Velipojës nga ato shezlongët pa leje, se vetëm 1 leje është dhënë në Velipojë, ose po provokonte, ose nuk kishte informacion. Kur njerëzit prisnin reagimin e të parit të vendit, nxjerr foto nga Velipoja ku ishin vrarë 4 veta, e hoqi, e pranoi gabimin. Një qeveri e përgjegjshme, ose do kishte shkarkime ose dorëheqje, do kishte një hetim pse nuk ka leje në Velipojë”, tha Ndoka.