40% e të rinjve më infertil se gjyshërit e tyre, studimi që ngre alarmin

7 Janar 2022, 12:48

Shqipëri duket se ka nisur ‘dimrin demografik’ përsa i përket shkallës së lindshmërisë në vend. Në një intervistë në emisionin "Rreze Dielli" sociologia Entela Binjaku tha se shifrat janë gjithmonë në rënie. Një tjetër arsye janë vështirësitë reale që ka prekur fertiliteti. Pra ka çifte që provojnë dhe nuk munden dhe jo se nuk kanë dëshirën. Një studim  tregonte për rënien e aftësisë së fertilitetit të meshkujve të rinj në shkallën 40% krahasuar me gjyshërit e tyre. Pra gjyshërit kanë qenë 40% më fertil se sa të rinjtë e sotëm’’ tha ajo.