40 mijë persona marshojnë në Vjenë kundër masave anti-COVID, valë protestash në të gjithë Europën

5 Dhjetor 2021, 11:29

Dhjetëra-mijëra persona kanë protestuar në disa shtete evropiane, duke kundërshtuar kufizimet e vendosura pas rritjes së rasteve me sëmundjen COVID-19.

Mbi 40,000 persona protestuan në Vjenë të Austrisë më 4 dhjetor për të tretën fundjavë me radhë. Austria është bërë shteti i parë në Evropë që rivendosi masën e izolimit për tri javë, pas rritjes së infeksioneve.