400 kg kokainë në kamionin me pula kaluan nga Durrësi, pala italiane: Mbi 100 milionë euro fitim, si u zbulua dhe u kap droga në Kosovë! I vendosëm GPS nëpër pako

18 Maj 2021, 13:54

Guardia di Finanza ka reaguar për kapjen e 400 kilogramë kokainë që ka kaluar nga porti i Durrësit dhe është kapur në Kosovë falë një bashkëpunimi të ndërsjella, mes DEA-s amerikane, autoriteteve italiane, shqiptare dhe atyre të Kosovës.

GDF thekson se të paktën 25 persona janë ndalur dhe 7 prej tyre u janë vënë prangat si të dyshuar në përfshirjen e trafikimit të kësaj sasie kokaine. Droga, nëse shitej me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së drogës, sipas GDF do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte mbi njëqind milion euro.